Kompany: I kemi fituar të gjitha ndeshjet por gjërat s’janë perfekte, jemi stërvitur pak këtë verë

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli për tendencën e fundit të skuadrës së tij për të pësuar gola. Një deklaratë që erdhi sot, pas fitores së ngushtë të së shtunës në mbrëmje 3-2 ndaj Augsburg.

Bayern mbetet në krye të tabelës së Bundesligës, por kohët e fundit ka filluar zakonin t’i lejojë kundërshtarët të shënojnë. Kështu, ndaj Augsburg, vendasit shënuan dy gola në pjesën e dytë pas avantazhit 0-3 të bavarezëve.

Ne ishim të mirë me topin për pjesën më të madhe të ndeshjes“, tha Kompany për “Sky Germany”. “Nuk duhet harruar se patëm edhe nëntë raste të tjera shënimi. Nëse do të kishim shënuar pesë gola sot, loja do të kishte mbaruar”.

Duhet të jemi më të qetë me mbrojtjen tonë. Është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë, të ngadalësojmë ritmin e ndeshjes, të ruajmë një formë kompakte dhe të mbrojmë krosimet“, tha Kompany.

Ne e nisëm këtë sezon duke pasur një kamp stërvitjeje shumë të shkurtër. Gjërat nuk janë perfekte. Kemi luajtur katër ndeshje zyrtare dhe i kemi fituar të gjitha. Dhe kemi shënuar shumë gola dhe kemi krijuar shumë raste. Duhet të përmirësohemi në disa gjëra. Për momentin kryesojmë me gjashtë pikë”, tha Kompany.

The post Kompany: I kemi fituar të gjitha ndeshjet por gjërat s’janë perfekte, jemi stërvitur pak këtë verë appeared first on Telesport.