Shorti për raundin e 16-të të Kupës së Gjermanisë nuk mund të kishte shkuar më mirë për Vincent Kompany dhe Bayern Munich. Pas humbjes ndaj Arsenal në Ligën e Kampionëve, ekipi gjerman u rikthye te fitorja në Bundesligë kundër St. Pauli, duke ruajtur epërsinë ndaj rivalëve
Dhe tani, bavarezët janë duke u përgatitur për t’u përballur me Union Berlin sot në Kupën e Gjermanisë. Dhe kjo do të kërkojë një shfaqje force, pasi ata nuk kanë arritur në finalen e turneut për pesë vjet rresht. “Kjo fitore nuk do të na çojë në finale, por do të na afrojë me të”, tha trajneri i “Die Roten”.
“Gjithmonë mund të thuash se do të fitosh gjithçka. Finale, finale, finale. Por duhet punë, duhet qëndrimi i duhur. Nëse sot tregojmë sa të uritur jemi për të arritur në finale, e di që mund ta bëjmë“, shtoi Kompany.
Finalja e Kupës së Gjermanisë është një nga objektivat e sezonit dhe këtë gjë e di edhe Kompany: “Nuk ka mundësi tjetër, e ndiejmë edhe ne këtë. Por së pari duhet të japim një shembull. Dhe shpresoj që sot të mund të tregojmë sa shumë duam të arrijmë atje.”
Trajneri belg i Bayern Munich, megjithatë, nuk ndjen ndonjë presion të veçantë përpara ndeshjes eliminatore; përkundrazi: “Është një presion i mirë dhe mund të rritet edhe më tej. Jemi të përgatitur për çdo gjë. Por ky presion zakonisht është pozitiv për ne.”
The post Kompany: Gjithnjë duam të shkojmë në finale, por duhet shumë punë për të arritur aty appeared first on Telesport.











