Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli para përballjes me Atalantën në 1/8 finale të Champions League, duke pranuar se bavarezët shihen si favoritë: “Jemi mësuar të konsiderohemi favoritë në shumicën e ndeshjeve. Nëse njerëzit thonë kështu, e pranojmë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se rezultati është i garantuar. Do të luajmë kundër një skuadre shumë të mirë”.
Kompany vlerësoi forcën e bergamaskëve: “Atalanta mund të mundë këdo; ka fituar 3-0 ndaj Juventusit dhe është në gjysmëfinalen e kupës. Askush nuk duhet ta nënvlerësojë”. Ai theksoi edhe cilësinë e futbollit italian, duke përmendur Interin dhe Atalantën si shembuj të talentit e organizimit.
Sa i përket formacionit, tekniku belg konfirmoi besimin te portieri Jonas Urbig, ndërsa për Harry Kane shtoi: “U stërvit mirë sot (dje), por do të shohim ditën e ndeshjes në mëngjes si ndihet. Është e rëndësishme që të jetë këtu dhe të mund të luajë një rol”.
The post Kompany: E pranojmë se jemi favoritë, por ndaj Atalantës është gjithçka e mundur appeared first on Telesport.









