Bayern Munich e nisi mbarë sezonin, duke fituar Superkupën e Gjermanisë. Trajneri Vincent Kompany ka mbetur i kënaqur, duke e vlerësuar shumë këtë sukses. “Fitorja ishte dyfish e rëndësishme edhe për shkak të emrit të kupës (Franz Beckenbauer)”, tha trajneri belg.
“Franz ishte një figurë shumë e rëndësishme për këtë klub. Ne ishim në gjendje të tregonim karakter dhe një mentalitet të mire në fushë. Është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Patëm një parasezon të shkurtër, por prapë luajtëm mirë“, tha Company.
Më tej, trajneri Kompany foli për dyshen sulmuese Kane-Díaz: “Kane punon shumë për ekipin dhe ka atë ndjenjë dhe kuptim të veçantë se ku dhe kur duhet të jetë në zonën e penalltisë. Ai është një sulmues i klasit botëror. Díaz do të shënojë shumë gola për ne. Energjia e tij është ngjitëse në të gjithë ekipin“.
Në fund, Kompany dha një koment për merkaton e verës: “Lidhur me tregun e transferimeve, na kanë mbetur dy javë për të marrë vendimet e nevojshme. Lojtarët e rinj gjithmonë duan të luajnë sa më shumë të jetë e mundur, e di këtë nga përvoja personale”.
The post Kompany: E nisëm mbarë sezonin e ri, dyshja Kane-Diaz do të shënojë shumë gola appeared first on Telesport.