Bayern Munich e nisi me fitore 3-1 Champions-in e ri në “Allianz Arena”, duke mundur kampionët e botës për klube në fuqi, Chelsea. Trajneri Vincent Kompany u shpreh i kënaqur pas suksesit:
“Shumë gjëra duhej të përputheshin sot në aspektin e lojës për të fituar. Ishte një ndeshje shumë intensive, e ndjeva edhe nga pankina, por ishte edhe argëtuese. Djemtë nuk bënë thjesht detyrën, por dhanë spektakël, e merituan plotësisht fitoren.
Kemi kaluar disa teste të forta: Tottenham në përgatitore, Stuttgart, Leipzig dhe sot Chelsea, kampionët e botës për klube. Përqendrimi ishte shumë i mirë, çka na lejoi të zhvillonim lojën tonë dhe të bënim paraqitje solide”.
The post Kompany: Djemtë nuk bënë thjesht detyrën, por dhanë spektakël ndaj Chelsea appeared first on Telesport.