Leon Goretzka dhe Bayern Munich kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të sezonit, pasi mesufshorit i skadon kontrata në qershor dhe nuk i është ofruar mundësia e rinovimit. Në këtë situatë, 31-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.
Ndërkohë, “Sky Sports Germany” zbulon se Vincent Kompany ka vendosur që tani se kush do të jetë zëvendësuesi i Goretzka. Trajneri belg ka vendosur t’i japë fund huazimit të Noel Aseko te Hannover dhe t’i japë shansin e madh të tregojë veten në ekipin e parë të Bayern.
Trajneri belg është një admirues i madh i stilit të lojës së Asekos dhe dëshiron ta ketë atë në dispozicion për sezonin e ri. Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit bavarez duket se nuk e kanë të nevojshme të ndërhyjnë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Goretzka, duke e pasur atë në gjirin e tyre.
The post Kompany bën lëvizjen e papritur. Rikhim surprizues te Bayern, një 20-vjeçar do të zëvendësojë Goretzka-n appeared first on Telesport.










