Kompanitë evropiane të aviacionit, përfshirë Wizz Air, Lufthansa dhe British Airways, të enjten vazhduan të shmangin hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, pavarësisht se ajo u rihap, duke ridrejtuar fluturimet përmes Afganistanit dhe Azisë Qendrore.
Irani të mërkurën mbylli përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të shqetësimeve për një veprim ushtarak të mundshëm, gjë që çoi në anulimin dhe ridrejtimin e fluturimeve, shkruan reuters.
Megjithëse hapësira ajrore u rihap pas gati pesë orësh, shumë operatorë, përfshirë Singapore Airlines dhe TUI, mbajtën rrugë alternative.
Gjermania ka lëshuar një rekomandim për kompanitë ajrore që të mos hyjnë në hapësirën ajrore iraniane, ndërsa shumë operatorë kanë përshtatur operacionet e tyre.
Wizz Air ka njoftuar se disa fluturime kërkojnë ndalesa shtesë për furnizim me karburant dhe ndërrim të ekuipazhit, ndërsa British Airways ka anuluar fluturimet për Bahrein deri më 16 janar.
KLM, Finnair, Ryanair dhe Air France gjithashtu, nga masa paraprake, shmangin hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane, duke paralajmëruar se situata e paqëndrueshme e sigurisë ende përbën rrezik për ndërprerje të reja në trafikun ajror.










