“Eight Mile Style”, kompania që kontrollon katalogun muzikor të Eminem nga vitet 1995-2005, ka paditur Metën, gjigandin që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, për shkelje të të drejtave të autorit.
Në padi pretendohet se 243 këngë të Eminem janë përdorur pa leje në funksione si “Original Audio” dhe “Reels Remix”, duke u shpërndarë në miliona video dhe duke gjeneruar miliarda shikime.
Për çdo këngë të përdorur pa leje, kompania kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim, duke e çuar shumën totale në mbi 109 milionë dollarë. Eminem vetë nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në proces.
“Bëhet fjalë për këngë ikonike dhe shumë të vlefshme,” thuhet në dokumentet gjyqësore, ndërsa kompania kërkon një gjyq me juri.
OraNews