Kompania e vëllait të Luan Dalipit dhe këshilltarit të Hekuran Muratit lidh marrëveshje me KOSTT-in për shitjen e rrymës

Kështu ka bërë të ditur gazetari Lirim Mehmetaj.

“Ashtu siç pritej, kompania e vëllait të Luan Dalipit dhe këshilltarit të Hekuran Muratit lidh marrëveshje me KOSTT-in… Pra, siç po e shihni as nuk po fshihen. Pas fituan licencën, kompania e vëllait të shefit të kabinetit të Albin Kurtit dhe këshilltarit të Hekuran Muratit, tashmë kanë nënshkruar marrëveshje edhe me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj.

Veç paramendojeni shefi i kabinetit të Hashim Thaçit me pas bo të njëjtën. Kish pas protesta masive, thekson tutje ai.

“Kjo të nderuar më nuk është as hajni, kjo është perandori. Këta më nuk i vjedhin, këta veç i marrin paret. Po kanë gjet, le t’i japin. Hallall u qoftë. Besoj që në të ardhmen kanë me na qit qira edhe nëpër shtëpitë tona”, ka shkruar ai. /Fokusi.info/