Gati një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, Kosova po e përmbyllë procesin e numërimit të votave.
Tashmë thuajse veç janë bërë të ditur emrat e deputetëve që janë zgjedhur e ri-zgjedhur si përfaqësues të popullit në legjislaturën e re.
Nga rezultatet finale, të cilat akoma nuk janë certifikuar zyrtarisht, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 deputetë e pasuar nga PDK me 24 deputetë, LDK me 21 deputetë, AAK-NISMA kanë fituar 8 ulëse, minoritetet jo serbe kanë 10 ulëse, Lista Serbe ka fituar 9 deputetë derisa partia e Nenaq Rashiqit ka fituar një deputet.
Në anën tjetër, Kosova po shkon drejt kohës ku hynë në ciklin e formimit të institucioneve të reja. Tashmë kanë filluar të përflitet se kush me kë do i bëjë numrat për formimin e Qeverisë.
Deri më tani partitë opozitare kanë refuzuar çdo bashkëpunim me partinë fituese LVV, derisa kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmëri për tu bashkuar me Kurti për ‘’tema nacionale’’ siç thoshte ai.
Baraliu: Mund të ketë rinumërim të votave, dhe të ketë lëvivjze të përqindjes dhe numrit të deputetëve
Analisti politik, Mazllum Baraliu, për Front Online, thotë se deri tek certifikimi i rezultateve zgjedhore ka ende rrugë për tu bërë.
‘’Para formimit të Institucioneve ka ende një rrugë pa përfunduar procesi zgjedhor, jemi në fazën ku po shqyrtohen se çfarë vendime do të marrin për fletëvotimet nga diaspora që kanë ardhur me postë ndoshta vendoset të rinumërohen sërish vota’’ thotë ai.
Sipas tij, pas gjitha ankesa dhe pakënaqësive, dhe pas vendimeve të ankesave nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme, atëherë lajmërohet KQZ-ja e cila e bën certifikimin e rezultateve.
‘’Pasi ka pakënaqësi dhe ankesa të deputeteve edhe brenda një subjekti politik si në Vushtrri për një deputet të së njëjtës parti varet nga ankesa në PZAP dhe nëse ka përsëri ankesë në Gjykatën Supreme dhe pasi të kryhen të gjitha ankesat kur KQZ-ja lajmërohet nga PZAP dhe Gjykata që nuk ka në procedurë ndonjë çështje ankimore atëherë rezultatet përfundimtare shpallën dhe certifikohe’’’ shprehet ai.
Më tej, Baraliu ka treguar ecurinë e formimit të Institucioneve pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.
‘’Pas kësaj në afat prej një muajsh ato dërgohen në Kuvend dhe me kërkesë të tij dhe presidentes së vendit e cila e cakton seancën e parë konstitutive të Kuvendit dhe ajo duhet të ndodh brenda një muaji prej certifikimit të rezultatit në seancën e parë bëhet verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve para kryetarit të kuvendit. Më pas, fillon zgjedhja e kryesisë, grupeve parlamentare e kryetarit të kuvendit e qeverisë më vonë, veçmas’’ tha ai.
Ndërkohë, Barliu po ashtu potencon se mund të ketë edhe ndryshim të përqindjes dhe ndryshim të numrit të deputetëve.
‘’Pasi të shpallën rezultatet përfundimtare ende ka mundësi të lëvizin përqindjet dhe në deputetë eventualisht edhe nëse lëviz për një deputet më tepër ende nuk i ka numrat’’ thotë ai.
Baraliu: Qeveria VV-NISMA, do të ishte jo stabile
Për formimin e Qeverisë së re, Mazllum Baraliu, për Front Online deklaron se koalicioni VV dhe NISMA, do të ishte Qeveri jo-stabile.
‘’Me Kushtetutë i takon ta bëjë qeverinë si fitues i parë ose partia e parë, por ai duhet ti ketë 61 e nuk i ka as partia e tij as me komunitetet me Nismën mund ti bëjë 61 por me Nismën nuk mund të llogaritet si qeveri stabile’’ thotë ai.
Ai thotë se partitë politike duhet të i lenë inatet anash dhe të bashkohen për formimin e një Qeverie të fuqishme dhe stabile.
‘’Është imperativ i domosdoshëm që të bëhet një qeveri me bazë të gjerë e me unitet të mbarë se s’jemi mirë në aspektin gjeopolitik dhe duke parë situatën e deritanishme. Që të merren vesh të gjithë e t’i lojnë inatet e dallimet në ideologji e programe ti lejnë të bashkohen për një qeveri të fort e stabile për sfidat që i presin nga bashkia ndërkombëtare e dialogun me Beogradin’’ u shpreh Baraliu.
Analisti Sadiku: Topin e ka LVV, koalicioni VV-LDK opsioni më i mirë
Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur për Front Online rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Sadiku thotë se VV-ja dhe LDK-ja janë dy partitë që vendosin nëse do të ketë Qeveri apo zgjedhje.
‘’Topi është tek VV pastaj më vonë nëse vije puna edhe tek LDK-ja, këto janë dy partitë që do të vendosin a do të ketë qeveri apo zgjedhje’’ thotë ai.
Sadiku deklaron se koalicioni VV-NISMA do të ishte Qeveri e pakicës.
‘’Nëse VV do me bërë një Qeveri të pakicës, mundet me e bërë me NISMA-n apo me e peshkuar ndonjë deputetë nga partitë tjera’’ shprehet ai.
Sipas tij, skenari VV-LDK do të ishte më i miri, derisa opsionin e partive opozitare për formimin e Qeverisë e sheh sa problematike aq edhe të pasuksesshëm.
‘’Një skenar LVV-LDK do ishte i mirë, e opsioni i fundit është bashkimi i opozitës e që e shoh problematik për shkak të përvojës së kaluar me PAN-in dhe një Qeveri e harruar nuk mundet me pasur sukses’’ deklaroi ai.
Spahiu: Ka vetëm një skenar për Qeverinë e re ‘’Kurti-Limaj-Rashiq’’ këta e formojnë
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, për Front Online, shprehet i bindur se Qeverinë e re e formon Lëvizja Vetëvendosje bashkë me NISMA-n e Fatmir Limajt, pakicat jo serbe dhe deputetin serb, Nenad Rashiq.
”Ka vetëm një skenar të formimit të Qeverisë dhe ajo do të jetë shumë shpejtë mes Kurtit-Limajt-Rashiq dhe minoriteteve jo serbe’’ thotë ai.
Sipas tij, kjo do të jetë Qeveria e re, por sa zgjasin negociatat nuk e di, por që shpreson se Qeveria do të formohet shumë shpejtë.
‘’Kjo do të jetë Qeveria e ardhshme, por tash varet se sa do të zgjasin negociatat e Kurtit me minoritetet dhe me Limajn, por shpresoj që Qeveria të formohet sa më parë që është e mundur’’ u shpreh Spahiu.