Kombëtarja kuqezi zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosova ka fituar sot ndaj Komoreve me rezultatin 4-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Albion Rrahmani hat-trick dhe Fisnik Asllani realizuan golat në ndeshjen e sotme, duke i siguruar një fitore tjetër kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Kosovës, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij në këto dy ndeshje ndaj Armenisë e Komoreve, ku realizoi 5 gola.

“Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren. Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur”, tha Rrahmani në RTK.

“Foda më tha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, përfundoi Albion Rrahmani.

/GazetaBlic Sport

The post Albion Rrahmani pasi realizoi hat-trick: Foda më tha që pesë gola në dy ndeshje nuk është keq appeared first on GazetaBlic.