Komandanti nga Kosova në Turqi: Do të japim maksimumin, kemi edhe qen të kërkim-shpëtimit

Egzon Syla, komandanti i grupit të kërkim shpëtimit të FSK-së, ka folur pas zbarkimit në Turqi.

Syla është shprehur se grupi përbëhet nga më shumë se 30 veta, të cilët janë të specializuar për situata të tilla, ndërsa kanë edhe qen për kërkim-shpëtimin.

“Kemi nisur dje udhëtimin me avion, por për shkak të fluksit ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban, kemi edhe qen të kërkim-shpëtimit. Shpresoj të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta”, u shpreh Syla për A2CNN.

Related Posts