Komandanti i zjarrfikësve në Drenas thotë se janë ankuar për mospagesë të shtesave dhe se presin përgjigje pozitive

Afrim Xhelili, komandant i zjarrfikësve në Drenas, tha se kanë paraqitur ankesë në komunë për mospagesën e punës të orëve shtesë.

Për Klankosova.tv, Xhelili tha se pas ankesës presin përgjigje pozitive për dalje shtesave.

“Realisht ka ardhur lista e pagave por nuk kanë ardhur mjetet shtesë. Zyrtari në komunë që ta shqyrtojnë kërkesën për dy muaj. Patjetër që presim përgjigje pozitive nga komuna”, tha ai për Klankosova.tv

Veç zjarrfikësve pa shtesa mbetën edhe policët e Kosovës.