Komandanti i KFOR-it në Beograd takohet drejtuesit e ushtrisë serbe: “Komunikimet e rregullta thelbësore për të evituar rreziqe”

Në Beograd për vizitë ka shkuar Komandanti turk i KFOR-it, Ozkan Ullutash, ku ka takuar Komandantin e Ushtrisë së Serbisl, Millan Mojsilloviq.

“Komunikimet e rregullta dhe të hapura midis KFOR-it dhe Forave të Armatosura të Serbisë janë thelbësore për të adresuar zhvillimet relevante dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për eskalim, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, transparente dhe konstruktive”, ka thënë Ulutash.

“Si komandant i KFOR-it, nuk do të kursej përpjekje për t’u siguruar që misioni ynë të mbetet një kontribues i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, por edhe për stabilitetin në rajon”, u shpreh ai.