Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 32-të të Ushtrisë së ShBA-ve për Evropë dhe Afrikë (Conference of European Armies)
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për Wiesbaden të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral Randy Alan George për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).
Në konferencën CEA morën pjesë shefat e mbrojtjes nga më shumë se 40 vende.
Në kuadër të konferencës, tema kryesore ishte “Ndërtimi i Gatishmërisë për Parandalimin Global”, ku është theksuar rëndësia e të menduarit strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat globale të sigurisë. Gjatë konferencës poashtu janë zhvilluar diskutime të rëndësishme për gatishmëri dhe përmirësim kolektiv, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gjithashtu shfrytëzimin e të dhënave të drejtpërdrejta për analizimin e strategjive ushtarake.
“Pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë konferencë të nivelit të lartë është dëshmi e angazhimit të Kosovës në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare dhe rolit të saj si partnere e besueshme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e FSK-ë.
The post Komandanti i FSK-së merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane appeared first on Kosovapost.net.