Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të tregojë kujdes të jashtëzakonshëm në lidhje me propozimin e kandidatit për kryeministër nga partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.
Ai i tha se pa një miratim të qartë dhe kushtetues nga presidentja, partia fituese nuk mund ta dërgojë emrin për mandatar.
”Partia e parë, pa një miratim të presidentes, nuk mund ta dërgojë emrin për kryeministër. Presidentja duhet të ketë kujdes jashtëzakonisht shumë në lidhje me këtë çështje, duke mos e dërguar atë emër në Kuvend që e propozon VV, sepse ka paqartësi dhe do të hyjmë në një rrugë tjetër”, tha Kolshi.