Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Kosovë, përkatësisht afër Sllatinës, ku janë përfshirë një kamion dhe disa vetura.
Nga ky aksident janë krijuar kolona të mëdha në tërë Fushë Kosovën dhe në rrugën Prishtinë-Pejë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha se nga ky aksident janë pranuar 4 persona në Qendrën Emergjente teksa gjendja e tyre është stabile.
“Katër persona janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Gjendja stabile është për të gjithë”, tha Syla.
Ndërkohë kolonat vazhdojnë të jenë të gjata akoma në Vragoli.