Kolo Muani refuzon dy klubet angleze, arsyeja quhet Juventus

Randal Kolo Muani do të shkëputet përfundimisht nga Paris Saint-Germain.

Francezi nuk është i kënaqur me rolin e tij aktual dhe dëshiron një sfidë të re. 26-vjeçari do vetëm Juventusin, ku ka shanse perfekte për të qenë protagonist i ekipit.

Sipas mediave italiane, ai është i gatshëm të rikthehet në Torino. Madje, ka një marrëveshje mes palëve për kontratë që vlen deri në vitin 2030.

Kolo Muani këto javë ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite, nga Tottenham Hottspur dhe Newcastle. PSG kërkon 45 milionë euro për shitjen e tij. Jucentusi nuk e përballon, por priten zhvillime.

The post Kolo Muani refuzon dy klubet angleze, arsyeja quhet Juventus appeared first on Telesport.