Moti i keq ka prekur qendrën e Italis, ndërsa në Peskara ka pasur reshje me breshër kokrrat e të cilit ishin të mëdha sa një portokall.
Të paktën 18 persona janë shtruar deri tani në spitalin e Peskarës për shkak të plagëve të mara nga kokrrat e breshërit.
Breshëri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar automjetet, xhamat e dritareve dhe çatitë e shtëpive.
“Kohët e fundit Italia ka qenë gjithnjë e më e ekspozuar ndaj ngjarjeve klimatike ekstreme sepse i ka munguar mbrojtja natyrore që krijohej dikur nga anticikloni i Azorreve”, shpjegon Antonello Pasini, fizikan i atmosferës në CNR (Qendra Kombëtare e Kërkimit)./atsh/
WOW!!!!! Severe #hailstorm with gigantic hail in Pescara, #Italy this afternoon 10th July! Video by Alenu_na_ via meteo reporter storm; #SevereThunderstormWarning #extremeweather #Thunder pic.twitter.com/430RFql3dn
— WEATHER/ METEO WORLD (@StormchaserUKEU) July 10, 2019