Finalja e kampionatit rajonal “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético Mineiro u kthye në një nga episodet më të turpshme të futbollit brazilian. Ndeshja përfundoi 1-0 për Cruzeiron, por rezultati u la në hije nga një përleshje masive që shpërtheu në fund të lojës.
Sherri nisi pas një incidenti ku u përfshi portieri i Atlético-s, Everson, i cili u bë shkak për tensionet që shpejt u përhapën në të gjithë fushën. Futbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në përplasje fizike, ndërsa pamjet e Everson me fytyrë të gjakosur u bënë menjëherë “virale” në rrjetet sociale.
Arbitri u detyrua të ndërhynte me masa drastike; plot 23 kartonë të kuq, një rekord i ri për futbollin brazilian, duke thyer shifrën e vitit 1954 në ndeshjen mes Portuguesa dhe Botafogo (22).
Në mesin e të përjashtuarve ishte edhe sulmuesi Hulk, i cili më pas dënoi dhunën: “Është e trishtueshme të shohësh skena të tilla. Futbolli nuk duhet të japë këtë shembull”. Një finale që do të mbahet mend më shumë për kaosin sesa për futbollin.
CENAS LAMENTÁVEIS! Porradaria generalizada na reta final de Cruzeiro x Atlético-MG na final do Campeonato Mineiro.#futebol #atléticomg #cruzeiro #ge pic.twitter.com/GksY7u4o7s
— ge (@geglobo) March 8, 2026
DERBI MË I ÇMENDUR NË BRAZIL; 23 KARTONË TË KUQ DHE KAOS TOTAL (video)
The post Koka bën, koka e pëson… Ja si përfundoi portieri që nisi sherrin e finales me 23 kartonë të kuq appeared first on Telesport.










