Koha: Peci pagoi 66 mijë për largim të mobiljeve që nuk ekziston në ish-selinë e AAK-së

66 mijë euro për të larguar mobile që nuk ekziston fare, del të ketë paguar Faton Peci i Ministrisë së Bujqësisë, pas marrjes së objektit ku selinë e kishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu raportoi Koha Ditore, duke publikuar edhe pamje.

“Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte selinë AAK-ja, përfshirë salla, korridore e banja. Por, një video të cilën e ka siguruar KOHA, tregon se kur AAK-ja u largua, këto hapësira ishin boshe. Në Ministri nuk dhanë një arsyetim për këtë”, shkroi ky medium.