Ish-deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Koci ka reaguar ashpër ndaj veprimit të Xhelal Sveçlës, i cili u pa mbrëmë në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.
Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që dikujt nga institucionet i ka rënë të jetë në një vend me përfaqësues serbë, por se organizatorët në të gjitha rastet kanë qenë të kujdesshëm dhe nuk i kanë ulur afër.
Statusi i plotë:
“Të gjithëve që kemi qenë në institucione, na ka rënë të jemi edhe me përfaqësues serbë, por organizatorët kanë qenë aq të kujdesëm që të mos na ulin afër me ta! Këtë kujdes kanë treguar edhe për drekat apo darkat e organizuara edhe nëse ka qenë një tavolinë e madhe apo e vogël!
Ka qenë zgjedhje e jona nese kemi dashur te komunikojmë me ta apo te ulemi edhe per kafe në një tavolinë! Prandaj mos gënje Xhelal!”