Avokati Arianit Koci ka reaguar për raportimin e Nacionales, ku u përfshi konsulli i Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi.
Koci ka thënë se postimi që ka pëlqyer Gashi, ka akuza të rënda, pa asnjë prove, e që janë të recikluara nga Beogradi zyrtar prej vitesh.
Postimi:
Secili prej nesh ka të drejtë në mendimin e vet personal.
Liria e shprehjes është e patjetërsueshme.
Por një zyrtar i shtetit nuk shfaqet vetëm si individ. Çdo reagim i tij lidhet me institucionin që përfaqëson.
Sipas portalit Nacionale, konsulli i Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, ka pëlqyer një postim me akuza të rënda ndaj ish-presidentit dhe ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit.
Akuza pa asnjë provë, të ricikluara prej vitesh nga Beogradi zyrtar.
Për këtë arsye, pëlqimi i tij krijon shqetësim institucional.
Thaçi ka pasur rol të rëndësishëm në krijimin e shtetit të Kosovës.
Prandaj, çdo dënim eventual nuk interpretohet vetëm si proces ndaj një individi, por si goditje ndaj vetë Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961), diplomati përfaqëson shtetin në çdo rrethanë. Edhe një reagim personal lexohet si veprim i shtetit që e dërgon.
Prandaj, kjo situatë kërkon distancim të menjëhershëm institucional.
Ftoj Ministrinë e Punëve të Jashtme të sqarojë se ky ka qenë incident individual i konsullit dhe jo qëndrim i institucionit.
Transparenca në këtë rast është e domosdoshme: për publikun dhe për vetë shtetin.










