Koci i reagon Osmanit: Fotoja montazh me photoshop, nuk do reagim, procedura shkon veç me raportim në polici

Një fotografi montazhë e presidentes Vjosa Osmani me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, që qarkulloi në rrjetet sociale ka bërë që të reagojë presidenca duke i bërë thirrje policisë e autoriteteve për marrjen e veprimeve.

Megjithatë, sipas avokatit Arianit Koci, ky rast nuk do reagim vetëm raportim në polici.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për foto të bërë me Inteligjencë Artificiale por montazhë me photoshop.

Komenti i tij: