Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7.500 euro për shkak të ankesave të organizatave “CEL” dhe “Dyblerizëm”

PZAP-i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 7.500 eurove ndaj Koalicionit për Familjen.

Shkak ishte një deklaratë publike e Eman Rrahmanit, udhëheqësit të listës për deputetë të këtij koalicioni.

Dy organizata të shoqërisë civile, CEL Kosova dhe Dylberizëm, u ankuan për gjuhën e Rrahmanit.