Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që t’iu falen dënimet bizneseve dhe qytetarëve që janë dënuar gjatë pandemisë.
“KMDLNj , që nga fillimi ka përkrahur masat kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës , ndonëse ishin kundër të drejtave të njeriut mirëpo, midis të drejtës për jetë dhe të drejtës për lëvizje të lirë, KMDLNj ishte dhe përcaktohet për mbrojtje të shëndetit dhe të jetës”, thuhet në komunikatën e KMLDNj-së.
“Në të njëjtën kohë KMDLNj –ë pati kërkuar nga Qeveritë e Kosovës të marrin masa për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë apo që e kanë gjendjen e rëndë ekonomike. Realisht , gjatë kësaj kohe më së shumti e kanë pësuar bizneset , një numër i madh i tyre ka falimentuar kurse të tjerat , me orar të reduktuar për shkak të kufizimeve të shumta kanë punuar dhe punojnë me humbje të cilat nuk subvencionohen nga qeveria Kurti e as që janë subvencionuar nga qeveitë e mëparshme në atë masë që të mos punojnë me humbje dhe të mos detyrohen të mbyllin bizneset”.
Ky institucion që ka kërkuar edhe më herët faljen e këtyre borxheve e ka cilësuar situatën e jashtëzakonshme por edhe gjendjen e rënduar të biznesve si pasojë e pandemisë si dy arsye kyçe se pse këto dënime nuk duhen ekzekutuar.