Klubi i njohur kërkon Ter Stegen, gjermani e refuzon dhe ka marrë një vendim të prerë

Situata e Marc-Andre ter Stegen te Barcelona vazhdon të jetë e ndërlikuar. Sipas raportimeve të ditëve të fundit, drejtuesit e Barcelonës dhe vetë trajneri Hansi Flick, i kanë bërë të ditur portierit gjerman se ai nuk do jetë portier titullar për sezonin e ri. Aq më tepër, që Barcelona rinovoi edhe për dy vite me Wojciech Szczęsny, duke lënë të kuptohet që polaku do jetë me shumë mundësi zgjedhja e dytë në portë.

Duke parë situatën e tij te Barcelona, për Ter Stegen ka pasur oferta dhe interes konkret nga disa ekipe. “Mundo Deportivo” raporton se ka qenë Monaco ajo që ka shprehur interes për të transferuar Ter Stegen, por portieri gjerman ka refuzuar.

Ter Stegen duket se ka në plan të mos largohet nga Barcelona, madje ai është i bindur që do luftojë për vendin e tij në ekip dhe do rifitojë vendin si portier titullar, edhe pse tashmë drejtuesit ia kanë bërë të qartë që kanë plane të tjera për portën.

The post Klubi i njohur kërkon Ter Stegen, gjermani e refuzon dhe ka marrë një vendim të prerë appeared first on Telesport.