Klubi gjithnjë më pranë trajnerit, Allegri duket “i blinduar”. Këto janë planet e Cardinale

Vizita milaneze e Gerry Cardinale ka sjellë fat për Milanin dhe i ka dhënë mundësinë të kuptojë më mirë dinamikat e brendshme të klubit. Derbi përkoi me një nga mbrëmjet më të mira të Massimiliano Allegrit, duke bërë të qartë për drejtuesit kuqezinj se sa e rëndësishme është prania e tij për të planifikuar të ardhmen.

Vendi në Champions është tashmë i garantuar, si dhe opsioni i rinovimit deri më 2028. Pas fitores me Interin, ndryshon dëshira për ta përfshirë më shumë Max në vendimet e organizimit dhe merkatos, duke e transformuar më shumë në një figurë menaxheri “all’inglese”. Ky rol i përshtatet, pasi stafi teknik mund të menaxhojë pjesën e fushës, ndërsa fjalën e fundit e ka ai.

Shkaku i debatit të fundit ka qenë dëshira e Allegrit për të kontribuar më aktivisht në negociatat e merkatos, për të pasur një skuadër që iu përgjigjet nevojave të tij teknike, sidomos sezonin e ardhshëm me angazhimet në disa fronte.

Mungesa e qartësisë rrezikonte ndarjen në fund të sezonit, por tani është e pamundur të imagjinohet një Milan pa Allegrin, përveç ofertave të parezistueshme nga jashtë. Cardinale do të jetë më prezent dhe nuk do t’i privojë kurrë tifozët nga një trajner që iu ka dhuruar kaq shumë kënaqësi këtë sezon.

 

The post Klubi gjithnjë më pranë trajnerit, Allegri duket “i blinduar”. Këto janë planet e Cardinale appeared first on Telesport.