Pasi bëri dy përforcime të bujshme këtë merkato në repartin e sulmit, ku nënshkroi me Joao Pedro për 64 milionë euro dhe Liam Delap për 36 milionë euro, Chelsea po punon për t’i gjetur një ekip të ri Nicolas Jackson, i cili nuk është më në planet e “Bluve”.
“Caught Offside” raporton se Chelsea i ka ofruar Barcelonës sulmuesin e tyre Nicolas Jackson si një përforcim që mund të ishte zëvendësuesi ideal për Robert Leëandoëski-n. Javën e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm të polakut drejt Arabisë Saudite. Kostoja e sulmuesit senegalez është 50 mililionë euro, por që Chelsea është e gatshme të lejojë largimin e tij për një shifër më të ulët.
Pavarësisht “bujarisë” së “Bluve”, te katalanasit janë në dyshim për këtë lëvizje. Vetë presidenti Joan Laporta kohët e fundit i ka ulur pritshmëritë për një sulmues të ri, duke deklaruar se nuk priten nënshkrime të tjera. Duke ditur problemin që Barcelona ka me kufirin e pagave, por mbi të gjitha Nicolas Jackson duket se nuk preferohet nga Hansi Flick, duket e vështirë të ndodhë ky transferim.
The post Klubi anglez i ofron Barcelonës sulmuesin e njohur, katalanasit janë në mëdyshje appeared first on Telesport.