Klubet italiane duan mbrojtësin e Bayern, por paga e tij është e papërballueshme

Bayern ka ndryshuar mendje për qendërmbrojtësin Kim Min-jae.

Ai pati disa oferta në verën e kaluar dhe në janar, por Bayern vendosi kundër shitjes së tij sepse Vincent Kompany donte ta mbante skuadrën të bashkuar. Megjithatë, situata mund të ndryshojë gjatë verës dhe dera mund të jetë e hapur.

Kim ka pakënaqësi, sepse nuk i sfidon dot për minuta rivalët e tij Tah dhe Upamecano. Klubet italiane po e monitorojnë situatën e mbrojtësit.

Problemi është se ai paguhet 12 mln euro në vit dhe shumica e klubeve italiane nuk e përballojnë këtë shifër.

The post Klubet italiane duan mbrojtësin e Bayern, por paga e tij është e papërballueshme appeared first on Telesport.