Klosi rrëfen takimin e parë CIA – UÇK: I quajtën çlirimtarë

Ish –shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, në një intervistë për Opinion, ka rrëfyer takimin e parë në mes të zyrtarëve të CIA-s dhe UÇK-së.

“Kryesisht në fillim amerikanët kishin opinionet e tyre, kishin merakun e tyre me Serbinë fillimisht.

Sigurisht biseduam, pas takimit të parë me UÇK-në fola me ta. U interesuan dhe e quajtën një gjë të mirë që shërbimi jonë pati kontakt.

Unë bisedova me partnerët tanë në Tiranë. Ata kërkuan ta kemi një takim. Takimi u mbajt në zyret e ShISh në Tiranë. Aty ishin dy përfaqësues të UÇK-së.

Që në fillim CIA e quajti UÇK-në çlirimtare. Unë kasha konstatuar se kishte një diferencë të madhe mes mendimit të CIA dhe Departamentit të Shtetit.

CIA ishte e informuar me atë që po ndodhte në UÇK”, rrëfen Klosi.