Klopp tregon prapaskenat: Refuzova Man Unitedin, s’e doja Cristiano Ronaldon!

Trajneri Jurgen Klopp ka treguar disa prapaskena interesante se si e refuzoi Manchester Unitedin në vitin 2016, ngase nuk i pëlqente projekti për të kthyer lojtarët si Cristiano Ronaldo e Paul Pogba.

Në një intervistë së fundmi, Klopp e ka pranuar se kishte mundësinë për ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” para Liverpoolit mirëpo nuk ishte i interesuar. Ai konfirmoi se u takua me drejtuesit e Unitedit dhe dëgjoi projektin e tyre, por nuk i pëlqeu ideja për t’i kthyer ish lojtarët më të mirë në klub.

“E refuzova Man Unitedin në vitin 2016. Më thanë disa gjëra në atë takim që nuk më pëlqyen: “Do t’i marrim lojtarët që dëshiron, atë, atë dhe atë”.

“Po qëndroja aty dhe mendoja “Ky nuk është projekti im”. “Nuk doja që ta merrja në ekip prapë Paul Pogban. Këto gjëra nuk funksionojnë. “Apo Cristiano Ronaldo. Zoti im, të gjithë e dimë se ai është lojtari më i mirë së bashku me Messin në botë, por kthimi i lojtarëve nuk ndihmon kurrë”.

“Ideja e tyre ishte të sjellin në skuadër lojtarët më të mirë, por kurrë nuk do të sjellin futboll”. “Pastaj më erdhi një projekt i pastër futbolli: Liverpool Football”, deklaroi ai. Klopp në të njëjtën intervistë konfirmoi se do të jetë i hapur për ta marrë sërish drejtimin e Liverpoolit.

The post Klopp tregon prapaskenat: Refuzova Man Unitedin, s’e doja Cristiano Ronaldon! appeared first on Telesport.