Jurgen Klopp po pret që Simon Mignolet të mbetet te Liverpool pavarësisht se portieri belg nuk po gjen vend në formacionin bazë të Të Kuqve.
Mignolet i zhvilloi vetëm dy paraqitje për kampionët e Evropës sezonin e kaluar, dhe ishte përfolur shumë për një largim të tij gjatë verës.
“Po. Nga ajo që kam dëgjuar”, ka thënë trajneri gjerman për reporterët i pyetur nëse 31 vjeçari do të rrijë në “Anfield Road”.
“Para se të largoheshim [për verë] kishim një bisedë, do të thosha që po [do të qëndrojë]”.
“Te një klub si Liverpool ke nevojë për dy numra një, së paku, te klubi. Dhe e kemi këtë, është shumë mirë me Ally-n dhe Simon-in”.