Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, duket se po bëhet ‘pishman’ për fjalët që kishte zgjedhur t’i thoshte katër vite më parë.
Gjermani që dikur udhëhiqte skuadrën e Borussia Dortmund, në vitin e parë të tij tek Liverpool nuk fitoi asnjë trofe.
Atëherë, ai kërkonte kohë nga tifozët dhe gazetarët, duke thënë se katër vite më vonë, kur të fliste, do të tregonte për titujt që kishte fituar.
Tashmë, me humbjen e pësuar 3:0 kundër Barcelonës, Klopp dhe skuadra e tij veçse janë jashtë Ligës së Kampionëve.
Edhe në kuadër të Premierligës, situata nuk qëndron më mirë, pasi titulli i kampionit është në duart e Manchester City.
Kështu, tifozët e Liverpool kanë filluar të kërkojnë përgjegjësi nga Klopp, duke thënë se ai duhet të fillojë t’i bëjë ‘plaçkat’ gati.
Të gjitha këto reagime kanë ardhur në rrjetet sociale, siç është ‘Twitter’, ku postimet për gjermanin janë kthyer në trend.