Klopp lë pezull Real Madridin: Në këtë moment do të thoja “jo”, por jetës nuk i dihet kurrë

Pas shkarkimit të Xabi Alonso, te Real Madridi ka nisur sërish të qarkullojë me insistim një emër prestigjioz; Jürgen Klopp. Trajneri gjerman, sot 58 vjeç, konsiderohet prej kohësh një profil shumë tërheqës për pankinën e “Los Blancos”, por klubi madrilen ka prteferuar për momentin një zgjidhje të brendshme, duke ia besuar fazën e tranzicionit Álvaro Arbeloa.

I pyetur për një të ardhme të mundshme në “Santiago Bernabéu”, Klopp ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, pa e mbyllur plotësisht derën. Aktualisht i lidhur me projektin “Red Bull”, pas largimit nga Liverpool-i, ai ka shpjeguar se po jeton një periudhë ekuilibri personal dhe profesional. Kjo gjendje e shtyn, të paktën tani, të mos marrë në konsideratë një rikthim të menjëhershëm në pankinë, në një kontekst si ai i Real Madridit.

Megjithatë, ai ka lënë një hapje minimale: “Jam në një fazë të jetës ku ndihem plotësisht në paqe me veten, pikërisht aty ku dua të jem. Nuk do të doja të isha diku tjetër. Në këtë moment do të thoja ‘jo’, edhe pse kurrë nuk duhet thënë kurrë. Nuk besoj se do ta ndryshoj mendjen, por në jetë nuk i dihet”, – ka thënë për “AS”.

The post Klopp lë pezull Real Madridin: Në këtë moment do të thoja “jo”, por jetës nuk i dihet kurrë appeared first on Telesport.