Sipas gazetarit të “Sky Germany”, Florian Plettenberg, Jurgen Klopp është i prirur të rikthehet në detyrat e trajnerit, mes zërave që e lidhin me Real Madridin. Aktualisht drejtues i “Global Soccer” te “Red Bull GmbH”, ish-trajneri i Liverpool-it ka një admirim të madh për gjigantët spanjollë dhe do të ishte i hapur për transferim nëse “Los Blancos” do t’i paraqisnin ofertë konkrete.
Në të njëjtën kohë, Klopp po mban nën vëzhgim edhe situatën te kombëtarja e Gjermanisë, e konsideruar si një tjetër prioritet i mundshëm për të ardhmen e tij.
Real Madridi, sipas raportimeve, po punon për të siguruar një trajner me profil të lartë në fund të sezonit. Trajneri aktual, Álvaro Arbeloa, shihet si një zgjidhje e përkohshme, çka rrit gjasat që klubi të kërkojë një emër të madh për stolin në sezonin e ardhshëm.
The post Klopp i interesuar për rikthim si trajner, prioritet janë dy stola prestigjiozë appeared first on Telesport.










