Në një intervistë për “Die Welt”, ish-trajneri i Liverpool-it dhe tashmë figurë e rëndësishme në projektin futbollistik të “Red Bull”, Jürgen Klopp, ka komentuar transferimin e Florian Wirtz te “Reds”:
“Do të jetë me të vërtetë, me të vërtetë fantastik, për këtë jam i sigurt. Kampionët e Anglisë kishin tashmë një skuadër fantastike, sezonin e kaluar. Është shumë e vështirë të përforcohesh kur je shpallur kampion, por Liverpool-i ia ka dalë. Ata kanë marrë një talent të jashtëzakonshëm si Florian Wirtz. Nuk po më pritet sa ta shikoj në fushë me fanellën e kuqe”.
Klopp ka kritikuar gjithashtu edhe formatin e ri të Kupës së Botës për Klube: “E kuptoj që për disa klube paratë janë shumë, por nuk është kështu për të gjithë. Lojtarët nuk kanë më kohë të rikuperohen, as fizikisht, as mendërisht. Vitin e kaluar ishte Kupa e Amerikës dhe Europiani, këtë vit Kupa e Botës për Klube, vitin tjetër Botërori i kombëtareve. Kur duhet të pushojnë ata?”
Ajo që e shqetëson më shumë ish-trajnerin e “Reds” është ndikimi në shëndetin e futbollistëve: “Kam frikë nga një valë dëmtimesh që nuk është parë ndonjëherë. Iu kërkohet të luajnë çdo ndeshje sikur të ishte finale, 70 ose 75 herë në vit. Kështu nuk mund të vazhdohet. Pa pushime, edhe vetë produkti e humbet vlerën”.
The post Klopp “bekon” blerjen e Wirtz: Talent i jashtëzakonshëm, bashkohet me një skuadër fantastike appeared first on Telesport.