Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se tash e 4 vjet krerët e UÇK-së po përballen me padrejtësi.
Në Facebook, Klinaku u shpreh se padrejtësia nuk po iu bëhet vetëm shokëve por edhe luftës çlirimtare.
Postimi i plotë:
Sot u bënë katër vjet nga padrejtësia që po bëhet ndaj shokëve tanë, padrejtësi e cila po i bëhet edhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja.
Për popullin, të gjithë bashkëluftëtarët që gjenden prapa grilave atje janë heronjë.