Ndryshimi i vendimit nga Gjykata në Maqedoninë e Veriut, me të cilin e kthente ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, në paraburgim dhe shqyrtimin për ekstradimin e tij në Serbi, ka bërë që ai të arratisej nga shtëpia ku po qëndronte, raporton Fokusi.info.
Ushtruesi i Detyrës së Kryetarti të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur veprim të mirë, arratisjen e tij.
“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit”, ka thënë Klinaku në një shkrim në Facebook.
Sipas tij, nëse vazhdojnë me përndjekjen e veteranët e luftës së UÇK-së, do të jenë përgjegjës për ndonjë eskalim të situatës.
“Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, theksoi Klinaku.