Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla edhe njëherë ka lëshuar një deklaratë skandaloze, duke lënë të nënkuptohet se në të kaluarën Kosova ishte e pambrojtur ndaj agresioneve të shtetit serb, ndërsa sot, sipas saj, situata ka ndryshuar dhe “ne e mbrojmë vendin”, shkruan Periskopi.
“Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur”, tha Gërvalla.
Këto deklarata të Gërvallës, ish-udhëheqësi i OVL-UÇK në një prononcim për Periskopin i vlerësoi si ‘fushatë’, duke theksuar se në rast të një lufte në Kosovë, Kurti e Gërvalla do të iknin të parët
“Sa i përket se a ka qenë Kosova e pambrojtur atëherë ne kemi qenë të pushtuar për atë arsye edhe e kemi bë luftë çlirimtare, ndërsa sa i përket atyre që janë në qeverisje natyrisht që Kosovës do t’i dalin zot përsëri veteranët e UÇK, por se a është e mbrojtur apo jo kjo varet prej politikave globale gjeopolitike. Donika Gërvalla e ka veç me bë fushatë se me bë me kërsit lufta, Donika Gërvalla e Albin Kurti ikin jashtë, na lajnë neve në dorë Kosovën dhe ikin qysh kanë ik gjithë e duhet me luftua na”, tha Klinaku për Periskopin.
Tutje, Klinaku u bëri thirrje institucioneve që mos të lëshojnë deklarata të ekzagjeruar.
“Është fyrje për vlerat e luftës clirimtare sepse veteranet e luftës gjithmonë janë të gatshëm që t’i dalin në mbrotje atdheut nga çdo armik, veteranët përsëri i dalin zot. Institucionet e Kosovës nuk është mirë me dhanë deklarata pompoze se duhet me ditë që me 3 drona nuk luftohet e dikush i ka 5 mijë drone,
Nuk ka rrezik për Kosovën, jo përvec që jemi shtet por e kemi ushtrinë e Shqipërin, por këtu është edhe NATO “, tha Klinaku.