Klinaku i OVL-UÇK-së: Premtimi për padinë ndaj Serbisë vetëm fushatë elektorale e VV’së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj Serbisë ka qenë për fushatë elektorale.

Klinaku shprehet se Kosova s’ka mundësi të bëjë padi, pa qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit.

“Ka qenë fushatë elektorale e tij se Kosova nuk mundet t’i bëjë padi askujt pa qenë në Këshill të Sigurimit”, u shpreh Klinaku.