Avni Klinaku, sekretar i Lëvizjes për Bashkim në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ka deklaruar se drejtësia selektive është padrejtësi.
“Derisa kjo gjykatë merret vetëm me krimet e supozuara të UÇK-së dhe jo me krimet e Serbisë, atëherë ajo po bën drejtësi selektive dhe kjo është padrejtësi”, tha Klinaku.
Klinaku tutje shtoi se nuk ka luftë të pastër, mund të themi që ka luftë të drejtë apo të padrejtë.
Ai theksoi se një pjesë dërrmuese e atyre që do të ftohen nga Gjykata Speciale do të jenë në cilësinë e të akuzuarit, meqë shumë nga dëshmitarët janë të mbrojtur dhe mundësitë që edhe ftesat publike të jenë për dëshmitarë janë të vogla.
“Shumica dërrmuese e këtyre do të jenë në cilësinë e të akuzuarit mirëpo mendoj që prej Gjykatës Speciale nuk ka me dal shumë, nuk ka me pas dënime të mëdha meqë është kriju në rrethana të caktuara politike”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, kjo është bërë për t’i treguar Serbisë se, “ne do ta gjykojmë e do ta dënojmë edhe UÇK-në, por ju duhet të pajtoheni dhe ta pranoni Kosovën”.