Viti 2025 ka qenë ndër më të vështirët për bizneset në Kosovë, me mbylljen e rreth 4 mijë bizneseve dhe largimin e afro 250 milionë eurove kapital investitor nga vendi. Rritja e kostove, energjia elektrike, konkurrenca dhe mungesa e mbështetjes institucionale po konsiderohen faktorët kryesorë të kësaj gjendjeje
Këto janë disa nga sfidat kryesore që kanë karakterizuar vitin 2025 për bizneset në Kosovë.
4000 deri në 4500 biznese u mbyllën mbrenda vitit, sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Sipas një studimi të tyre, shkaqet që po çojnë bizneset drejt mbylles janë të ndryshme.
“Sipas një studimit të AKB-së, bizneset pse mbyllen janë arsyje pse e humbin fuqin konkuruse karshi bizneseve të fuqishme, humbi treg, nuk kanë mbështetje financiare dhe ne e kemi pa që banka këtë vit edhe e kanë interesin më të lart edhe kanë vështirësu kredi. Po ashtu, bizneset ankohen që politikat fiskale nuk janë aq të mira. Po ashtu, energjia elektrike që ka dal sivjetëështë top problem i bizneseve që në vitet e kaluara nuk ka qenë një gjë e tillë” tha Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Se si ndikoi drejtpërdrejt shtrenjtimi i energjisë elektrike te bizneset tregoi Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
“Njëra ka pësu nga ngritja e çmimit të energjis 16.1%, tjetra ka pësu nga libralizimi i tregut të energjisë. E para ju kanë rrit kostot shumë të produkteve, për shkak se në të njejtën kohë edhe nga bujqit ku e marr këtë rast qumshtin edhe tek këta është rrit çmimi për shkak se edhe ata kanë dal 16.1%, plus ky e ka çmimin 16.1% prap edhe një herë që duhet me bo prodhimin. Po të thotë te ky po rritet dyfishi. Te biznesi tjetër është biznes shumë i madh në Kosovë çka po përballet këtë periudh që përpos që po paguan tre-katër fish faturat, ai ka pësuar edhe dome nga reduktimi i energjisë të paparalajmruara”, tha Ahmeti.
Këta faktorë më së shumti po godasin bizneset e vogla dhe mikrondërmarrjet.
“Masën më të madha i godasin bizneset e vogla dhe mikrondërmarjet. Ato e kanë shumë të vështirë me manovru dhe navigu një situat të tillë dhe kryesisht këto ndërmarrje janë ndërmarrje të vogla, ndërmarjet familjare, janë ato marketet e lagjes që nuk munden me u furnizu për shkak të çmimeve të larta të funitorëve dhe nuk dalin konkurent. Janë kafet, pjesa e gastronomisë, pjesa e tregtisë. Ku ma llogari ki me mbajt dyqanin hapur vetë se sa me pagu një puntor”, tha Besnik Avdiu për Tëvë1.
Si një trend shqetësues, Avdiu po e sheh edhe largimin e kapitalin investues nga Kosova në drejtim të vendeve të ndryshme të Ballkanit.
“Është për tu shqetësu se kemi një trend të largimit të kapitalit nga vendi jonë. Vetëm në tetor nëse nuk gaboj kemi pasur rreth 250 milion euro vlerë të kapitalit që investitorët nga Kosova e kanë zhvendos në Shqipëri. Nuk e di a ka të dhëna tjera krediblile për zhvendosjen e kapitalit nëpër vende si Mali i Zi, Maqedoni, vetëm për rajon, pastaj edhe për vende si Gjermania. Kjo është një indikator që edhe investitorët e mëdhejnë dhe ndërmarëit e fuqishëm në vendin tonë po përballen me sfida që të mendojnë një qëndrushmëri më të madhe të biznesit dhe afarizmit tyre”, u shpreh Avdiu.
Kryetri i Aleances Kosovare të Bizneseve po ashtu tha se ndikim negativ te bizneset pati edhe page minimale, të cilën qeveria e Kosovës e mori si vendim pa u konsultuar me biznese.










