Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve të saj është sulmuesi anglez Harry Kane.
Pasi ka kaluar dy sezone të suksesshme te Bayern Munich, Kane mbetet një nga golashënuesit më të frikshëm në Evropë. Barcelona, që kërkon të forcojë repartin ofensiv për të garuar në nivelet më të larta, e sheh kapitenin e Anglisë si pikën kyçe për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Ligën e Kampionëve.

Një nga arsyet që ka shtuar interesin e katalanasve është klauzola e largimit prej 65 milionë eurosh që pritet të aktivizohet në verën e ardhshme.
Kjo shumë konsiderohet e arsyeshme duke marrë parasysh cilësitë, përvojën dhe rendimentin e Kane, i cili vazhdon të shënojë me ritme të larta si në kampionat ashtu edhe në garat ndërkombëtare.
Për më tepër, Barcelona ka nevojë për një lider të vërtetë në repartin e sulmit, dhe Kane shihet si profili ideal për këtë rol.
The post Klauzola 65 mln euro, Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin për 2026? appeared first on Telesport.










