Që edhe rrugët të futeshin në Librin Guinnes nuk e kishim dëgjuar më parë.
Por ja që ka ndodhur, dhe rruga ndodhet në një zonë veriore të Uellsit.
Arsyeja lidhet me pjerrësinë e saj.
Banorët në Harlech festuan futjen e rrugës në Guinness World Records pasi u verifikua pjerrtësia e saj prej 37.45%.
Rekordi mbahej nga Baldëin Street në Dunedin, Zelanda e Re, me një gradient prej 35% në pjesën më të madhe të saj.
Banorët kanë bërë fushatë të gjatë për marrjen e titullit Guinness World Records.
“Ndjej lehtësim të plotë dhe gëzim. Më vjen keq për Zelandën e Re, por pjerrtësia është pjerrtësi”, tha nxitësi i fushatës Gwyn Headley.