Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për vitin 2025.
Anëtari i KQZ’së nga radhët e VV’së, Sami Kurteshi, ka pasuri multi-milionëshe sipas deklarimit të pasurisë së tij të vitin 2025.
Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë, Kurteshi pasuri të paluajtshme ka vlerë prej afro 2 milioni, shifër kjo që përfshinë një shtëpi banimi në vlerë prej 1 milion eurove të deklaruar si trashëgimi.
Teksa pasuaria e luajtshme kap shifrën 75 mijë eurosh, që përfshinë një veturë dhe një bibliotekë në vlerë prej 70 mijë eurosh, shkruan Periskopi.
Gjithashtu, Kurteshi i VV’së, para të gatshme në bankë ka 5 mijë e 800 Frang të ruajtura në një bankë në Zvicër dhe afro 8 mijë euro në Kosovë.
Ajo që bie në sy te deklarimi i pasurisë së Kurteshit, është borxhi ndaj 4 vëllëzërve të tij.
Kurteshi ka deklaruar se këtë vit ka 250 mijë euro borxh ndaj vëllëzërve të tij. Këtë borxh, anëtari i VV’së në KQZ – e ka tash e ca vite e që nuk ka lëvizur.