Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen aktuale në pikat e kalimit kufitar në hyrje-dalje të Kosovës.
Sipas raportit, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën kufitare në Merdarë, ku kolonat arrijnë deri në 15 minuta.
Ndërkohë, te pika kufitare te Dheu i Bardhë situata është më e qetë, me pritje deri në 5 minuta për dalje nga vendi.










