Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i ka thënë “Sky Sports Neës” se është i kënaqur me merkaton e kryer këtë verë nga klubi i tij. Ai vlerëson sidomos drejtorin sportiv Andrea Berta, që ka bërë një punë fantastike.
“Topçinjtë” bënë nënshkrimin e tyre të shtatë të verës kur konfirmuan mbërritjen prej 67.5 milionë eurosh të Eberechi Eze nga Crystal Palace fundjavën e kaluar. “Jam shumë i lumtur me merkaton” tha Arteta.
“Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë verës. Natyrisht, janë larguar edhe disa lojtarë të mëdhenj. Disa lojtarë ishin ende të lënduar për një kohë të gjatë. Pra, më pëlqeu shumë ajo që kemi bërë në merkato”, deklaroi trajneri spanjoll.
Më tej, ai shtoi: “Vlerësoj lojtarët e ardhur, personalitetet që kemi rekrutuar, mënyra se si kemi rritur cilësinë dhe thellësinë e skuadrës në të njëjtën kohë dhe veçanërisht mënyra se si ata janë lidhur dhe bashkëpunuar me ekipin”.
“Mendoj se kishte ardhur koha për të rifreskuar ekipin. Ne e kërkuam këtë dhe vepruam. Klubi ishte shumë agresiv, shumë i vendosur. Andrea ka bërë një punë fantastike me stafin e tij dhe jam shumë, shumë i kënaqur me rezultatin“, tha Arteta.
The post “Kishte ardhur momenti”, Arteta i mahnitur nga një njeri: Ka bërë një punë fantastike appeared first on Telesport.