“Kishim nevojë për një fitore të tillë ndaj Aston Villa, jemi të kënaqur me 4 golat e shënuar”

Pas fitoreve të ngushta në tre ndeshjet e mëparshme të Arsenal kundërWolves, Everton dhe Brighton, “topcinjtë” shënuan katër gola në fitoren e thellë 4-1 ndaj Aston Villa në ndeshjen e fundit të 2025-ës në Premier league.

Arsenal ka shijuar një rekord mbresëlënës në shtëpi, duke humbur pikë vetëm në një nga ndeshjet e tyre deri më tani, barazim 1-1 kundër Manchester City në shtator. Martin Zubimendi ishte një nga autorët e golave dhe u shpreh i kënaqur me këtë triumf.

Kishim nevojë për këtë ndeshje. Ne po luanim në shtëpi, donim ta përfundonim vitin në krye të tabelës me një fitore kundër Aston Villa. Ata janë një ekip i shkëlqyer, taktikisht pothuajse perfektë. Kështu që, jemi shumë të kënaqur me performancën”, tha Zubimendi.

Në pjesën e parë e kishim pak të vështirë me kundërsulmet. Në pushim morëm disa masa, rregulluam disa lëvizje dhe në pjesën e dytë, kur shënuam të parin dhe të dytin, loja ishte shumë e hapur dhe arritëm të shënonim katër gola”, shtoi spanjolli.

Ai falënderon tifozët: “Ndjemë mbështetjen e tyre, gjithmonë duke shtyrë, gjithmonë duke dashur më shumë. Ata na shtynë të shënonim një, dy, tre dhe katër gola, kështu që jemi shumë të lumtur për veten dhe për ta gjithashtu”.

The post “Kishim nevojë për një fitore të tillë ndaj Aston Villa, jemi të kënaqur me 4 golat e shënuar” appeared first on Telesport.