Në Ferizaj, në të njëjtin oborr janë ndërtuar xhamia dhe kisha, gjë që simbolizon tolerancën fetare në këtë qytet.
Megjithatë, në ditën e Fitër Bajramit, festë kjo që kremtohet pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, hoxhë Mustafë Ahmeti për emisionin “Fol me Arin” tha se në Ferizaj mezi pritet kjo ditë, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, hoxhë Ahmeti foli edhe për mesazhin që përcjell Ramazani, e më pas edhe festa e Bajramit.









